Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka shënuar gol të bukur me fanellën e Milanit.
Ai realizoi golin për 3:1 në minutë ne 48-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Frosinones.
Për shqiptarin 24-vjeçar që luan për Zvicrën, është goli i parë këtë edicion me fanellën e klubit të madh italian.
Milani e fitoi 5:1 ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.
Luis Hasa mbeti në stol te Frosinone që zë vendin e shtatë me 20 pikë.
Milani është ngritur në vendin e katërt me 27 pikë.
— 📁 (@burner232ux) November 22, 2026