Përfshihet nga zjarri një spital në Berlin, 15 persona të plagosur! Evakuohen stafi dhe pacientët
15 persona u plagosën pasi pësuan thithje të tymit në një zjarr që shpërtheu në një spital të Berlinit të dielën në mbrëmje, përfshirë një person që konsiderohet në gjendje kritike, sipas departamentit të zjarrfikësve të kryeqytetit gjerman.
Një person tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa 13 të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Zjarri shpërtheu në dhomën e një pacienti në katin e parë të ndërtesës së spitalit, në lagjen lindore të Lichtenbergut.
Zjarrfikësit arritën ta shuanin shpejt zjarrin, por tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, duke i detyruar ata që ishin brenda të evakuoheshin shpejt.
Dy të plagosurit rëndë u transferuan në spitale të tjera, nën mbikëqyrjen e specialistëve të kujdesit intensiv.
Pasi zjarrfikësit shuan zjarrin dhe u siguruan që ndërtesa të ajrosej, ata ia dorëzuan zonën policisë, e cila po kryen një hetim për të përcaktuar shkaqet, sipas njoftimit.
Dështon samiti i OKB-së COP31 në Turqi, vendet nuk arrijnë marrëveshje për klimën
Sekretari i Thesarit: SHBA po kërkon përgjigje për shitjen e çipave nga Nvidia në Kinë
Ndërprerjet teknologjike në SHBA, shefi i inteligjencës: Do të ketë të tjera gjatë përmirësimeve të sistemeve
- 07:28 Shkelja e hapësirës ajrore polake nga tre raketa ruse, NATO mblidhet sot në Bruksel
- 07:21 Dështon samiti i OKB-së COP31 në Turqi, vendet nuk arrijnë marrëveshje për klimën
- 03:20 Sekretari i Thesarit: SHBA po kërkon përgjigje për shitjen e çipave nga Nvidia në Kinë
- 02:40 Ndërprerjet teknologjike në SHBA, shefi i inteligjencës: Do të ketë të tjera gjatë përmirësimeve të sistemeve
- 01:32 Doue do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, Luis Enrique në vështirësi nga mungesat e shumta
- 00:17 Shiten në ankand sende të rralla të pasagjerëve të Titanikut, një orë shitet për 250 mijë paund