Shitet në ankand për 4 mijë dollarë tufa e flokëve të presidentit të parë amerikan, George Washington

Një tufë flokësh që i përkiste George Washington-it, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shit në një ankand për 4 mijë dollarë.

Objekti historik ishte i vendosur brenda një kornize dhe u shit të shtunën nga shtëpia e ankandeve “Richmond Auctions”. Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur, ndërsa origjina e sendit lidhet me vitin 1799, pak para ndarjes nga jeta të Washington-it, siç raporton BBC-ja.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët e ankandit, flokët fillimisht i përkisnin John Gadsby-t, një banor nga qyteti Alexandria në Virxhinia, i cili e kishte pritur Washington-in për darkë gjatë muajve të fundit të jetës së tij.

Më pas, objekti kaloi te pasardhësit e Gadsby-t dhe u sigurua nga koleksionisti John K. Lattimer, përpara se të dilte në shitje në ankand.

Kjo histori dokumentohet edhe nga një dëshmi e vitit 1928 e dhënë nga Julia Ten Eyck McBlair, mbesa e Gadsby-t. Ajo rrëfente se gjyshi i saj e kishte marrë tufën e flokëve për shkak të miqësisë dhe lidhjes së ngushtë që kishte me Washington-in në ditët e fundit të jetës së tij.

Në dëshminë e saj, McBlair kujtonte se flokët ishin vendosur në një kornizë dhe vareshin nën portretin e gjeneralit Washington në banesën e familjes. Megjithëse 4 mijë dollarë përbëjnë një vlerë të konsiderueshme për një objekt të tillë, kjo shitje nuk është rekordi më i lartë për flokët e presidentit amerikan.

Në vitin 2021, tri fije flokësh që mendohet se ishin marrë nga Washington-i afërsisht në kohën e vdekjes së tij u shitën për rreth 40 mijë dollarë. Ato mbaheshin brenda një medalioni.

George Washington vdiq në vitin 1799, pasi kishte shërbyer dy mandate si presidenti i parë i SHBA-së. Ai udhëhoqi forcat amerikane drejt fitores në Luftën e Pavarësisë kundër Britanisë dhe pati një rol të rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Washington-i u largua nga detyra në vitin 1797, pas dy mandateve presidenciale, duke krijuar një precedent të rëndësishëm në historinë politike të vendit.

Flokët e presidentit të parë amerikan kanë mbijetuar për më shumë se dy shekuj dhe janë kthyer në sende të kërkuara nga koleksionistët e historisë. Të paktën 50 mostra flokësh të Washington-it ruhen në koleksionin e Mount Vernon-it, rezidenca e tij e dikurshme që sot funksionon si muze.

Ndërkohë, edhe dokumentet historike që lidhen me Washington-in vijojnë të tërheqin interes të lartë në ankande. Në korrik, një letër e nënshkruar prej tij në vitin 1776, në të cilën kërkonte ushtarë për Ushtrinë Kontinentale në luftën kundër britanikëve, u shit për 109.800 dollarë.


Shtuar më 23.11.2026 07:32

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş