Vendi
Reshje shiu në të gjithë vendin, borë në zonat malore dhe rrezik për përmbytje lokale
Dita e hënë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Në veri dhe lindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14-16 °C, në vendet e ulëta: 13-15 °C dhe në vendet malore: 7-10 °C . Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




