Moti këtë të hënë do të karakterizohet nga reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në zonat veriore dhe lindore, në lartësitë mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas parashikimit, në disa zona reshjet mund të shoqërohen me intensitet të lartë, duke rritur rrezikun për rrëshqitje dherash dhe grumbullime uji në zonat urbane. Vëmendje e veçantë kërkohet në qarqet Shkodër dhe Kukës, ku situata mund të ndikohet edhe nga kapaciteti i sistemeve të kullimit.

Sa i përket temperaturave, ato parashikohen të luhaten nga 14 deri në 16°C në zonat bregdetare, 13–15°C në zonat e ulëta dhe 7–10°C në zonat malore.

Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: