12 të vrarë nga sulmet e reja ruse në rajonin e Kievit, rritet në 8 bilanci i viktimave në Daymer
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga sulmet e reja ruse në rajonin e Kievit, ndërsa autoritetet ukrainase njoftuan në orët e para të mëngjesit të së hënës se numri i viktimave nga shembja e një pjese të një pallati pesëkatësh në qytetin e Daymerit është rritur në tetë.
Mes viktimave janë një adoleshent dhe një grua, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë një djalë shtatëvjeçar. Sulmet goditën gjithashtu supermarkete dhe banesa në zona të tjera, ndërkohë që Moska vijon të vërë në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës, në prag të dimrit.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi natën mes së shtunës dhe së dielës në qytetin e Daymerit, rreth 45 kilometra në veri të Kievit, ku një dron rus goditi një pallat banimi pesëkatësh.
Nga shpërthimi u shemb një pjesë e ndërtesës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke bllokuar banorët nën tonelata rrënojash.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan gjatë gjithë së dielës, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit larguan copa betoni dhe mbetje metalike nga ndërtesa e shkatërruar.
Sipas pamjeve, tymi vazhdonte të ngrihej nga rrënojat, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të gjenin persona që mund të kishin mbetur të bllokuar.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, Timur Tkachenko, njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte gjetur edhe një viktimë tjetër.
“Trupi i tetë i një burri të vrarë nga rusët në Daymer u nxor nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit”, shkroi ai në një postim në Telegram.
Ai sqaroi se operacionet e kërkimit vijojnë, pasi nuk është përjashtuar mundësia që nën rrënoja të ketë edhe viktima të tjera.
Mes personave që humbën jetën janë një grua e lindur në vitin 1978 dhe një adoleshent i lindur në vitin 2008, sipas Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Situatat Emergjente.
Portugalia i bashkohet 10 vendeve më të mira të Evropës për investime në teknologji
Kim Jong-un premton zgjerim të marrëdhënieve diplomatike, pak ditë pasi refuzoi takimin me Trump
Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus
- 08:24 Portugalia i bashkohet 10 vendeve më të mira të Evropës për investime në teknologji
- 08:13 Kim Jong-un premton zgjerim të marrëdhënieve diplomatike, pak ditë pasi refuzoi takimin me Trump
- 08:12 Garanci si të NATO-s për Ukrainën? Propozimi amerikan përballë kundërshtimit rus
- 08:05 Grevë e përgjithshme në Belgjikë kundër politikave shtrënguese, probleme me fluturimet dhe transportin
- 07:58 Ish-shefi i kabinetit të Brigitte Macron akuzohet për ngacmim seksual, protesta në Marsejë pas rikthimit të tij në detyrë
- 07:40 Të shtëna me armë zjarri në një koncert në Kaliforni, 9 të plagosur! Policia heton pistën e bandave