Prej mbrëmjes së kaluar, Puka gjendet pa furnizim me energji elektrike për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë.
Linja 35 kv që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën është jashtë funksionit, një defekt që ndodh për të dytën herë në një javë. Jashtë funksionit ndodhet edhe linja e emergjencës Koman-Pukë.
Si pasojë e erës së fortë dhe rrebeshit, janë dëmtuar disa nga linjat elektrike duke lënë pa energji qytetin e Pukës dhe fshatrat Qafë Mali,Gjegjan, Rrapë.












