Aktualitet

Moti i keq, Puka dhe fshatrat pa energji!

Prej mbrëmjes së kaluar, Puka është pa furnizim me energji elektrike, për shkak të defekteve në transmetuesit energjetikë.

Linja 35 kv që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën rezulton jashtë funksionit, një defekt që ndodh për të dytën herë në një javë. Jashtë funksionit edhe linja e emergjencës Koman-Pukë.

Si pasojë e erës së fortë dhe rrebeshit, janë dëmtuar disa nga linjat elektrike duke lënë pa energji qytetin e Pukës dhe fshatrat Qafë Mali,Gjegjan, Rrapë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.