Ministri Lescure: Parashikimi i rritjes ekonomike të Francës prej 1% për vitin 2027 rrezikon të ulet

23 Nëntor 2026 | 08:54

Ministri francez i Financave, Roland Lescure tha të hënën se parashikimi i rritjes ekonomike prej 1% i qeverisë franceze për vitin 2027 rrezikon të ulet, por qëllimi i kufizimit të deficitit publik në 5% të produktit të brendshëm bruto (PBB) duhet të ruhet.

 “Aktualisht po përditësojmë shifrat tona, por (parashikimi) është në rrezik dhe rreziku është ai i një uljeje”, tha Lescure për televizionin Franceinfo, duke shtuar se të dhënat e reja do të zbulohen në janar.

“Objektivi prej 5% i deficitit publik për vitin 2027 duhet të mbahet pavarësisht pasigurive mbi rritjen ekonomike. Është i panegociueshëm’, shtoi ai.

Lescure konfirmoi gjithashtu se presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrtonte një reformë kushtetuese që do të vendoste kontrolle më të rrepta mbi shpenzimet publike, ndërsa Franca përballet me borxhe në rritje dhe deficite të vazhdueshme buxhetore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manipulimi i fondeve të investimeve në Turqi, autoritetet ngrijnë asetet e 108 personave

Prokurorët turq që po kryejnë një hetim në Turqi për një skandal të madh financiar të lidhur me fondet e investimeve kanë ngrirë asetet e...
08:47 | 23/11/2026

Inteligjenca amerikane: Gruaja e lidhur me ish-kreun e Nvidia-s dyshohet për kontakte me spiunazhin kinez

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë mbikëqyrur një grua që dyshohet se ka pasur një lidhje romantike me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, pasi zbuluan...
08:45 | 23/11/2026

Portugalia i bashkohet 10 vendeve më të mira të Evropës për investime në teknologji

Ekosistemi teknologjik i Portugalisë po kalon një nga vitet e tij më të rëndësishme për sa i përket tërheqjes së kapitalit. Portugalia pritet të arrijë...
08:24 | 23/11/2026