Tre ditë pa rrugë, Arrën dhe Surroj të bllokuara nga rrëshqitja e dherave, PD: Institucionet po shmangin përgjegjësinë

Prej tri ditësh, rruga Arrën-Surroj-Kukës, ka mbetur e bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së një mase gurësh dhe dheu, ç`ka ka izoluar banorët e asaj zone.

Sipas Partisë Demokratike, ende nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të pastruar aksin dhe për të rikthyer lëvizjen e automjeteve.

Të lidhura

None found

Denoncimin e ka bërë Rrahman Demaj, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Kukës. Ai ka akuzuar Bashkinë e Kukësit dhe institucionin e Qarkut për mungesë reagimi përballë kësaj gjendjeje.

Demaj thekson se institucionet po përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë, duke u justifikuar se ky segment rrugor nuk bën pjesë në kompetencat e Bashkisë, por i takon Qarkut të Kukësit.

Përfaqësuesi i PD-së e quan këtë qëndrim papërgjegjshmëri institucionale dhe kërkon që të ndërhyhet menjëherë për heqjen e inerteve dhe çlirimin e rrugës.

Ndërkohë, banorët vazhdojnë të mbeten të izoluar dhe është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të veprojnë për të siguruar qarkullimin dhe lidhjen e zonës me pjesën tjetër të territorit.


Shtuar më 23.11.2026 08:52

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş