Ministria e Jashtme për sulmin me dron ndaj korvetës ruse: Shqipëria nuk është përfshirë, pretendimet janë të pasakta
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.
Në reagim bëhet me dije se raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Më tej, Ministria thekson se Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.
“I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet më tej në reagim.
Rama takim me të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë
“Nëse opozita nuk bashkohet për zgjedhje, nuk e do Tiranën”, Çepani: Duhet kandidat që e duan qytetarët
“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund ti merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet
- 09:01 Dyshime për spiunazh, Greqia dëbon dy diplomatë rusë
- 08:54 Ministri Lescure: Parashikimi i rritjes ekonomike të Francës prej 1% për vitin 2027 rrezikon të ulet
- 08:47 Manipulimi i fondeve të investimeve në Turqi, autoritetet ngrijnë asetet e 108 personave
- 08:45 Inteligjenca amerikane: Gruaja e lidhur me ish-kreun e Nvidia-s dyshohet për kontakte me spiunazhin kinez
- 08:24 Portugalia i bashkohet 10 vendeve më të mira të Evropës për investime në teknologji
- 08:23 12 të vrarë nga sulmet e reja ruse në rajonin e Kievit, rritet në 8 bilanci i viktimave në Daymer