Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve: Gjithçka ishte kundër nesh, në pjesën e dytë loja jonë ishte spektakolare

23 Nëntor 2026
9:00
Telesport
back button

Një rikthim spektakolar, por edhe shumë polemika për gjykimim. Barcelona mundi Villarreal 3-2 në shtëpi pasi pësoi dy gola në shtatë minutat e para. Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick analizoi performancën e ekipit të tij, duke pranuar gabimet e tyre.

“Goli i parë ishte një gabim i qartë nga ana jonë, dhe ata shënuan direkt, por në pjesën e parë, pasi ishim dy gola disavantazh, luajtëm shumë mirë“, tha trajneri gjerman, që vlerësoi reagimin e ekipit të tij: “Jam shumë i lumtur sepse në pjesën e dytë luajtëm edhe më mirë, me më shumë organizim. E meritonim fitoren.”

Më pas ai sulmoi gjyqtarin e katërt: “Gjyqtari i katërt po shikonte vetëm stolin tonë. Ai supozohet të ndihmojë gjyqtarin në fushë, por ai po shikonte vetëm ne. Do të shohim se çfarë informacioni do të na japin. Kërkova një shpjegim dhe ata më dhanë një karton të verdhë.”

“E dinim se çfarë lloj gjyqtari kishim dhe e prisnim. Jam i kënaqur me gjyqtarët në përgjithësi, por jo me të. Gjyqtari anësor dhe gjyqtari i katërt ishin shumë të përqendruar tek ne. Gjithçka shkoi kundër nesh. U them lojtarëve se nëse kjo ndodh, duhet të luajmë më mirë”, tha Flick.

“Në pjesën e dytë, futbolli që luajtëm ishte i pabesueshëm. Në futbollin modern, mbrojtësit e krahut janë shumë të rëndësishëm, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Në pjesën e dytë, ata ishin të shkëlqyer, duke mbështetur gjithmonë anësorët“, përfundoi Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit