Debutimi i Mauricio Pochettinos në stolin e Manchester United ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Trajneri argjentinas pësoi një humbje të rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield Road”, duke hyrë menjëherë në historinë negative të klubit anglez.
Humbja e thellë e vendos Pochettinon në të njëjtin nivel me Lal Hilditch, i cili kishte pësuar të njëjtin rezultat në ndeshjen e tij të parë si trajner i “Djajve të Kuq”, në tetor të vitit 1926, kundër Boltonit.
Kështu, pas plot 100 vitesh, Manchester United regjistron sërish një debutim me humbje 4-0 në pankinë.
Një fillim makthi për Pochettinon, i cili tashmë përballet me një presion të madh për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.
© SYRI.net
Yamal dështon sërish nga pika e bardhë, Flick mendon t’ia besojë penalltitë Raphinhas
Atletico Madrid rikthehet te fitorja, Simeone thyen rekordin historik të Luis Aragones
Spektakël në Bergamo, Atalanta dhe Inter ndajnë nga një pikë pas tetë golash në totalBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: