Situata problematike në Fushë-Arrëz nga moti i keq, ndërprerje të energjisë dhe rënie gurësh në disa zona të Shkodrës

23 Nëntor 2026 | 09:23

Gjatë natës, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar problematika të lokalizuara.

Sipas raportimeve paraprake, në Bashkinë Shkodër, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve, për largimin e të cilave kanë ndërhyrë shërbimet nga strukturat e bashkisë.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, nuk raportohen problematika të tjera, përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Në Bashkinë Vau i Dejës, reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë, situata më problematike paraqitet në Bashkinë Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime të çatisë së shkollës 9-vjeçare në Iballë dhe të disa banesave, si dhe dëmtime në rrugët rurale nga prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative. Aksi Fushë-Arrëz-Bardhet, i bllokuar përkohësisht gjatë natës nga rrëzimi i një peme, është zhbllokuar pas ndërhyrjes së shërbimeve bashkiake.

Në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth janë evidentuar rënie gurësh dhe prurje inertesh, po vijohet me pastrimin e akseve. Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, ndërsa aksi është i kalueshëm.

Sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.

Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në linjat përkatëse.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e situatës dhe bashkërendimin me bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, me prioritet sigurinë e qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në zonat e prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes (EMRAT)

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Pogradecit. Plagosja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të...
09:13 | 23/11/2026

Ministria e Jashtme për sulmin me dron ndaj korvetës ruse: Shqipëria nuk është përfshirë, pretendimet janë të pasakta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar...
09:04 | 23/11/2026

Rama takim me të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Edi Rama këtë të diele gjatë vizitës së tij në Manastir  ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e...
22:05 | 22/11/2026