E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Treni mbërriti në Shqipëri? Në 2027 përfundojnë punimet, Tiranë–Durrës për vetëm 22 minuta!

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe lidhjen me Aeroportin e Rinasit po shkojnë drejt përfundimit. Gazetari Hamit Yzeiraj, në një lidhje direkte në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, bëri me dije se deri tani janë përfunduar 95% e punimeve për shtrimin e shinave, ndërsa ndërtimi i stacioneve ka arritur në 75%.

Një javë më parë janë zhvilluar edhe dy testime në linjën hekurudhore, të cilat, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, kanë rezultuar me sukses.

Ministria ka vendosur tashmë një afat të ri për përfundimin e projektit. Pritet që në fund të vitit të ardhshëm qytetarët të kenë mundësi të udhëtojnë me tren nga Tirana drejt Aeroportit të Rinasit dhe më pas drejt Durrësit.

Reklamë

Linja do të ketë një gjatësi prej rreth 35 kilometrash, ndërsa udhëtimi parashikohet të zgjasë rreth 22 minuta.

Sa i përket testimeve të kryera, gazetari sqaroi se ato janë realizuar me trena me naftë, pasi ende nuk ka përfunduar elektrifikimi i të gjithë linjës.

Përveç projektit ekzistues, parashikohet edhe një zgjatim prej 4 kilometrash, i cili do të lidhë terminalin hekurudhor në hyrje të Tiranës me Bulevardin e Ri.

Ky projekt synon të përmirësojë lidhjen mes Tiranës, aeroportit dhe Durrësit, duke krijuar një alternativë të re transporti për qytetarët dhe udhëtarët që përdorin aeroportin.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.