Lara Colturi po kalon një moment fantastik në Kupën e Botës në ski alpine. Fitorja e arritur të shtunën në pistën e Gurgl, në Austri, e ka ngjitur skiatoren shqiptare në vendin e parë të renditjes së përgjithshme provizore për femra, në sezonin 2026-2027.
Pas tri garave të para të sezonit, Colturi kryeson me 260 pikë, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme me ndjekëset. Në vendin e dytë renditet gjermania Emma Aicher me 192 pikë, ndërsa podiumi i klasifikimit plotësohet nga suedezja Sara Hector, e cila ka grumbulluar 150 pikë.
Paraqitjet e Colturit në startin e këtij sezoni kanë qenë mbresëlënëse. Në tri garat e zhvilluara deri më tani, ajo ka regjistruar një fitore në Gurgl dhe dy vende të dyta, në Soelden dhe Levi, duke qenë e pranishme në podium në çdo garë.
Suksesi në pistën austriake ka marrë një rëndësi të veçantë edhe për sportin shqiptar, pasi përfaqëson fitoren e parë të Lara Colturit në karrierën e saj në Kupën e Botës dhe njëkohësisht triumfin e parë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

