Djali i Millorad Dodikut merr mandatin për të drejtuar Republikën Sërpska, Igor drejt formimit të qeverisë së re Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë dhe një shtetas kosovar në zonën e Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Rasti është evidentuar në fshatin Novosellë, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të huaja, në të cilin ndodheshin tre persona.
Sipas raportimeve, dyshohet se të dyshuarit kishin hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, duke shfrytëzuar rrugë jashtë vendkalimeve zyrtare kufitare. Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje nga organet e rendit, rasti është proceduar në konsultim me prokurorin kompetent.
Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse, ndërsa detajet e mëtejshme janë bërë të ditura përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Top Channel