E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra në Pogradec, dëmtime në rrjetin elektrik

Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës, në Pogradec. Si pasojë, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa grupet e punës janë angazhuar për riparimin e defekteve.

Problematika më e madhe është evidentuar në Njësinë Administrative Velçan, ku dëmtimi i përcjellësve ka lënë pa energji elektrike fshatrat Bishnicë, Jollë, Velçan, Buzaishtë, Shpellë etj. Probleme raportohen edhe në Njësinë Administrative Trebinjë, ku të paktën katër fshatra vijojnë të jenë pa energji.

Nga ana e OSHEE-së bëhet me dije se disa grupe pune ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Mokrës përballen me probleme të tilla. Edhe pak ditë më parë, për shkak të erës së fortë, disa fshatra mbetën për më shumë se 48 orë pa energji elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.