Po këputen ligamentet e kryqëzuara sikur të ishin prej xhami, 21 lëndime serioze!
Sezoni i ri i futbollit ka sjellë një trend shqetësues sa i përket lëndimeve.
Plot 21 futbollistë deri në nëntor të vitit 2026 kanë pësuar lëndime të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) të gjurit, duke shkaktuar një goditje të madhe për klubet dhe kombëtaret e tyre.
Në listën e futbollistëve të lënduar gjenden edhe disa emra shumë të njohur të futbollit evropian. Ajo që shqetëson edhe më shumë është fakti se sezoni 2026/27 ende nuk ka arritur as në gjysmën e tij.
Në mesin e lojtarëve që janë përfshirë në këtë listë të zezë janë: Désiré Doué, Roony Bardghji, Khvicha Kvaratskhelia, Álvaro Mantilla dhe Giannis Konstantelias.
Vëmendje të veçantë kanë tërhequr lëndimet e futbollistëve si Khvicha Kvaratskhelia, Désiré Doué dhe Giannis Konstantelias, mungesa e të cilëve përbën një problem të madh për skuadrat e tyre.
Lëndimet e ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) konsiderohen ndër më të rëndat në futbollin profesionist. Rikuperimi shpesh zgjat nga gjashtë deri në 12 muaj, ndërsa rikthimi në fushë kërkon një proces të gjatë rehabilitimi dhe rikthim gradual në ritmin e garave.
Fakti që deri në muajin nëntor në këtë listë janë përfshirë plot 21 futbollistë ngre një shqetësim serioz lidhur me ngarkesën fizike të lojtarëve dhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve në futbollin modern.















