FIER- Selami Hasani, 60 vjeç, është ekzekutuar në oborrin e banesës në Fier, ndërsa i vëllai i tij, Jakupi ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke djegur dy makina të përdorura në krim. Njëra prej tyre është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ndërmenas, ndërsa tjetra te rrethrrotullimi i Pojanit.
Selami Hasani, i njohur edhe si 'Sel Çami' ose 'Seli i Malit', rezulton një emër me precedentë të mëparshëm kriminal dhe i njohur për hasmërinë me Arben Isufajn allias Ben Qimja. Hasani ishte lruar nga burgu para shhumë kohësh, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nipit të Ben Qimes, Julian Isufajt në vitin 2002. Ai ishte arrestuar në gusht të 2009.
Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...

Një tjetër makinë e djegur, tip "Volvo" është gjendur e djegur te rrethrrotullimi i Pojanit, pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier. Pak çaste më herët, policia gjeti edhe një makinë tjetër duke u djegur në Ndërmenas.

Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Ndërmenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.









Komente
Komento