Monday / November 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Share Share Icon

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës.

Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës, teksa një viti më parë pro punonjësve të huaj ishin 53% e të anketuarve në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, 52,9% pajtohen me pohimin se imigracioni shton papunësinë te vendasit, nga 41,4% që ishte ky tregues vitin e kaluar.

Në vitet 2024 dhe 2025, më shumë se gjysma e të anketuarve në Shqipëri mendonin se imigrantët ndihmonin në plotësimin e vendeve të lira të punës. Në anketën e fundit, për herë të parë në këto tri vite, ata që e kundërshtojnë këtë pohim janë më të shumtë se ata që e mbështesin. Përqindja e atyre që janë kundër u rrit nga 37% në 44%, ndërsa pjesa e atyre që thanë se e kishin të vështirë të jepnin një përgjigje u zgjerua nga 10% në 18%.

Edhe pas rënies me 14 pikë përqindjeje, Shqipëria ka ende përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që vlerësojnë se punonjësit e huaj ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira. Në rajon, mesatarja zbriti nga 25% në vitin 2025 në 21% në vitin 2026. Rënia ishte më e fortë në Kosovë, nga 41% në 24%. Në Maqedoninë e Veriut, përqindja u rrit nga 12% në rreth 25%. Mali i Zi dhe Serbia shënuan nga 14%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina kishte nivelin më të ulët, me më pak se 10%.

Shqipëria ka njëkohësisht përqindjen më të lartë në rajon të atyre që besojnë se imigracioni shton papunësinë te vendasit. Pas Shqipërisë, me 52,9%, renditen Serbia me 50,3% dhe Mali i Zi me 46,2%. Mesatarja rajonale është 43,6%. Anketa mat perceptimin e të anketuarve për ndikimin në punësim.

Ndryshimi në opinion vjen në një kohë kur bizneset në Shqipëri po punësojnë më shumë shtetas të huaj. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit të raportuara më herët nga Monitor, në fund të qershorit 2026 në vend punonin 22,6 mijë shtetas të huaj, nga rreth 18 mijë në vitin 2025. Shtetasit e Filipineve, Indisë dhe Egjiptit kryesuan punësimet e reja.

 

Rekord punësimi i të huajve, arrin 22,7 mijë shtetas; 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti

 

Në turizëm, ndërtim, tregti dhe shërbime, bizneset po kërkojnë punonjës nga jashtë për pozicione që e kanë të vështirë t’i plotësojnë në tregun vendas. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe institucioneve përgjegjëse, rastet e trajtuara për leje unike qëndrimi dhe pune u rritën nga 11.224 në vitin 2024 në 18.156 në vitin 2025./ B.Hoxha

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Forumi i Monitor, TOP 200 bizneset: Nga do të vijë rritja

Forumi TOP 200 i “Monitor” e çoi renditjen vjetore të kompanive më të mëdha nga faqet e revistës në një debat mes sipërmarrësve, institucioneve dhe...

5 hours më parë 27 Min Lexim

Fillon sistemi i pagesave të menjëhershme, tani të gjitha transfertat kombëtare kryhen në çast

Ditën e sotme nis funksionimin sistemi i ri i pagesave të menjëhershme (instant payments). Sistemi i ri do të mundësojë kryerjen e transfertave kom...

5 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!