Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ujman, Bytyçi: Reagimet e Serbisë nuk duhet ta ndalin Kosovën

Operacioni i institucioneve kosovare për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje pranë Liqenit të Ujmanit ka nxitur reagime nga Beogradi dhe Lista Serbe, duke e kthyer edhe një herë vëmendjen te përplasjet politike për veriun e vendit. Serbia e ka cilësuar këtë veprim si cenim të të drejtave të komunitetit serb, ndërsa institucionet e Kosovës thonë se bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe mbrojtje të pronës publike.

Profesori Enver Bytyçi vlerëson se operacionet për rivendosjen e normalitetit ligjor në veri duhet të vazhdojnë, pavarësisht kundërshtimeve që vijnë nga Beogradi dhe Lista Serbe.

Të lidhura

None found

Sipas tij, veriu i Kosovës për një kohë të gjatë është përballur me paligjshmëri dhe ndikim të grupeve kriminale, ndërsa ndërhyrjet e shtetit pas vitit 2023 kanë synuar ta rikthejnë autoritetin shtetëror në këtë pjesë të territorit.

Image

Bytyçi thekson se prej javësh e madje muajsh në veri po zhvillohet një aksion i agjencive të zbatimit të ligjit për ta kthyer zonën në normalitet ligjor. Ai kujton se deri në vitin 2023 paligjshmëria ishte karakteristika kryesore e jetës së përditshme në komunat veriore. Për gati një çerek shekulli, sipas tij, këto komuna kanë jetuar në një oaz të dominuar nga krimi i organizuar dhe grupet terroriste, veçanërisht për popullsinë serbe në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai shton se pas sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, institucionet e Kosovës morën masa për forcimin e sovranitetit dhe të integritetit territorial, por këto hapa u kundërshtuan nga Serbia, Lista Serbe dhe një pjesë e faktorëve politikë vendorë e ndërkombëtarë.

Duke folur për reagimet e Beogradit ndaj aksionit të fundit, profesori vlerëson se Serbia vijon të përdorë të njëjtën retorikë për ta paraqitur zbatimin e ligjit si shkelje të të drejtave të serbëve.

Sipas tij, një nga aktet e shtetit është ndëshkimi i atyre që kanë shkelur rregullat urbanistike. Në veri, mungesa e shtetit ka bërë që paligjshmëria të shkaktojë dëme të konsiderueshme, prandaj shteti ka të drejtë të rivendosë normalitetin. Këtë, thotë ai, po e bën me shembjen e ndërtimeve pa leje kudo që ato janë ngritur, sidomos në zonat ku qeveria planifikon zhvillimin e turizmit apo të sektorëve të tjerë ekonomikë, socialë dhe të sigurisë.

Bytyçi nënvizon se kundërshtimi ndaj këtyre veprimeve lidhet edhe me dëmtimin e interesave të grupeve kriminale dhe të personave që kanë përfituar nga paligjshmëria në veri. Megjithatë, ai thekson se institucionet duhet të bëjnë dallimin mes ndërtimeve që lidhen me veprimtari të paligjshme dhe banesave të qytetarëve që nuk kanë qenë pjesë e këtyre veprimtarive.

Në këtë drejtim, Bytyçi kërkon që rastet të shqyrtohen individualisht dhe, kur plotësohen kushtet ligjore, të shqyrtohet mundësia e legalizimit të ndërtimeve që nuk dëmtojnë pronën publike ose interesin e përgjithshëm.

Sipas tij, nëse ka shtëpi banimi të ndërtuara pa leje dhe ato u përkasin njerëzve që nuk janë të përfshirë në paligjshmëri të tjera, ato duhet të studiohen rast pas rasti dhe jo të prishen, por të legalizohen me leje të posaçme. Kjo, shton ai, gjithmonë nëse këto objekte nuk janë ndërtuar në prona shtetërore dhe nuk pengojnë zhvillimin urbanistik dhe investimet e zonës.

Profesori vlerëson se një qasje e tillë nuk e dobëson autoritetin e shtetit, por dëshmon se institucionet veprojnë me drejtësi dhe paanshmëri, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe të drejtat e qytetarëve.

Ai thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë duhet të shoqërohet me një strategji të gjerë zhvillimore për komunat veriore. Qeveria dhe Kuvendi, sipas tij, duhet të investojnë në ekonomi, punësim, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të barabarta dhe të integrohen më shumë në institucionet e Kosovës.

Ai thekson se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të kujdesen paralelisht për zbatimin rigoroz të ligjit dhe për investime të mëdha në këto komuna. Sipas tij, pamja e veriut duhet ndryshuar, duhen krijuar vende pune të shumta dhe mundësitë ekzistojnë. Nevojitet një trajtim social i avancuar dhe një zhvillim urban, arsimor, shëndetësor e infrastrukturor shembullor.

Në fund, Bytyçi vlerëson se Serbia e përdor vazhdimisht viktimizimin e serbëve për të ngritur akuza kundër Kosovës dhe për të kundërshtuar veprimet e institucioneve të saj. Ai thekson se zhvillimi ekonomik dhe social i veriut, në kombinim me zbatimin e ligjit, do t’i jepte Kosovës mundësinë të provonte para partnerëve ndërkombëtarë se qëllimi i saj është integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

“Viktimizimi është melodia që Serbia e ka luajtur historikisht sa herë që është dashur t’i akuzojë shqiptarët si ‘dhunues’,” përfundon profesori Enver Bytyçi.


Shtuar më 23.11.2026 10:14

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş