Skip to content
23 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës…

ShkodraWeb 23 November, 2026
full hd.02_00_18_00.Still106

Gjatë natës, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar problematika të lokalizuara.

Në Bashkinë Shkodër, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve, për largimin e të cilave kanë ndërhyrë shërbimet nga strukturat e bashkisë.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, nuk raportohen problematika të tjera, përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Në Bashkinë Vau i Dejës, reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Situata më problematike paraqitet në Bashkinë Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime të çatisë së shkollës 9-vjeçare në Iballë dhe të disa banesave, si dhe dëmtime në rrugët rurale nga prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative. Aksi Fushë-Arrëz–Bardhet, i bllokuar përkohësisht gjatë natës nga rrëzimi i një peme, është zhbllokuar pas ndërhyrjes së shërbimeve bashkiake.

Në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth janë evidentuar rënie gurësh dhe prurje inertesh, po vijohet me pastrimin e akseve. Në Qafë Thore janë regjistruar reshje shiu të përziera me dëborë, ndërsa aksi është i kalueshëm.

Sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.

Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në linjat përkatëse.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon monitorimin e situatës dhe bashkërendimin me bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, me prioritet sigurinë e qytetarëve dhe ndërhyrjen në kohë në zonat e prekura.

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 nëntor 2026…

TË FUNDIT

moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 nëntor 2026…

ShkodraWeb 23 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 23 nëntor 2026…

ShkodraWeb 23 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 23 nëntor 2026…

ShkodraWeb 23 November, 2026

TË FUNDIT

  • RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës… 23 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Unë duroj, rri pa ujë me ditë e me javë si deveja, pres si ariu sa të ikë dimri e të vijë behari 22 November, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – Triumfi i “Tano Fest”, nga e qeshura e publikut te zëri kritik i Muharrem Hoxhës… 22 November, 2026
  • EMRAT+VIDEO – Kapen dy dënuar nga Italia, 45- vjeçari me dy gjeneralitete arrestohet në Shkodër… 22 November, 2026
  • Evazion fiskal mbi 60 milion lekë, Prokurori dërgon për gjykim këngëtaren e njohur shqiptare… 22 November, 2026
  • DOKUMENTET – Kritikat e ShkodraWeb, KIZ-i i Universitetit të Shkodrës mblidhet dhe merr 2 vendime… 22 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 22 nëntor 2026… 22 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 22 nëntor 2026… 22 November, 2026
  • VIDEO – Vllaznia merr 3 pikë të rëndësishme ndaj Partizanit, kuqeblutë largohen nga fundi i tabelës… 21 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.02_00_18_00.Still106

RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës…

ShkodraWeb 23 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 nëntor 2026…

ShkodraWeb 23 November, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 23 nëntor 2026…

ShkodraWeb 23 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 23 nëntor 2026…

ShkodraWeb 23 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.