Aktualitet

Ekzekutim në Fier, autorët i hynë në banesë/Viktima i dënuar për vrasje!

Në Fier, sot mbeti i vrarë shtetasi Selami Hasani, person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar nga qelia, pak ditë më parë.

Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, bën me dije se i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe djali i xhaxhait të viktimës.

Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.