Tronditet Fieri, ekzekutohet me armë zjarri Selami Hasani
Kishte vrarë 23 vite më parë nipin e “Ben Qimes”
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Fierit, ku Selami Hasani është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Vrasja ka ngritur pikëpyetje edhe për të kaluarën e viktimës. Sipas informacioneve paraprake, Selami Hasani dyshohet se është personi që rreth 23 vite më parë vrau një familjar të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja.
Rrethanat e ekzekutimit mbeten ende të paqarta. Nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi mënyrën se si është kryer atentati, ndërsa autorët e dyshuar dhe motivet e krimit nuk janë identifikuar zyrtarisht.
Raportohet edhe për një person të plagosur
Detaje të tjera janë zbardhur në vijim lidhur me ngjarjen e rëndë. Përveç Selami Hasanit, i cili humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri, raportohet se edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Deri tani nuk ka informacion të plotë mbi identitetin dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
Policia pritet të japë më shumë informacion mbi dinamikën e ngjarjes, ndërsa hetimet do të duhet të zbardhin nëse vrasja e Hasanit lidhet me historinë e tij të mëparshme apo me ndonjë konflikt tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



