Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje është gjendur i vrarë në lagjen “1 Maji” në Fier.
Policia njofton se i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.
Hasani njihet si “Sel Çami” ose “Seli i Matit” dhe është autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt. Ky i fundit njihet si “i forti i Fierit”, me pseudonimin “Ben Qimja” dhe të dy ishin në hasmëri.
Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Dermenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
“Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.”– njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.













