• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit

by A R
23/11/2026 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria duhet të kalojë nga zhvillimi i projekteve të veçuara për qytetet inteligjente drejt një strategjie kombëtare të integruar, që mundëson përdorimin e teknologjisë në të gjithë territorin, rrit efikasitetin e shërbimeve publike dhe krijon mundësi të reja për investime.

Ky ishte një nga mesazhet kryesore të Jonida Lakuriqit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, gjatë diskutimit në panelin “From Smart Cities to a Smart Nation” (Nga qytetet inteligjente drejt një kombi inteligjent), të zhvilluar në kuadër të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, më 20 nëntor 2026.

Në ndërhyrjet e saj, Lakuriqi theksoi se sfida kryesore për Shqipërinë është fragmentimi i iniciativave digjitale dhe rëndësia e një qasjeje të koordinuar në nivel kombëtar.

“Shqipëria ka 61 bashki, ndaj nevojitet një strategji për të gjitha në nivel kombëtar”, u shpreh ajo, duke argumentuar se zhvillimi i sistemeve të veçanta nga çdo bashki krijon kosto shtesë, kufizon ekonomitë e shkallës dhe pengon shtrirjen e inovacionit.

Sipas saj, nëse Tirana ndërton një sistem inteligjent transporti, Durrësi një platformë për menaxhimin e mbetjeve dhe Elbasani një sistem ndriçimi inteligjent, por këto funksionojnë të izoluara, vendi humbet mundësinë për të përfituar nga zgjidhje të përbashkëta.

Lakuriqi solli në vëmendje edhe përvojën e Vodafone Albania në zhvillimin e shërbimeve digjitale, duke kujtuar se kompania ishte ndër pionierët e zgjidhjeve për qytetet inteligjente në vend.

Në vitin 2016, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Vodafone zhvilloi aplikacionin “Tirana Ime”, që u mundësonte qytetarëve të monitoronin trafikun, të paguanin parkimin përmes SMS-ve, të raportonin problematika në lagje dhe të komunikonin në mënyrë digjitale me bashkinë.

Një tjetër shembull ishte “Komisariati Dixhital”, i zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania, përmes të cilit qytetarët mund të raportonin incidente në mënyrë anonime dhe të ndiqnin reagimin e policisë.

Duke iu referuar përvojës ndërkombëtare të Vodafone Group në Internetin e Gjërave (IoT), ajo prezantoi disa modele që mund të përshtaten edhe në Shqipëri.

Në Valladolid të Spanjës, rreth 800 sensorë lidhin 44 ndërtesa publike në 42 bashki përmes një platforme të përbashkët. Në Ibiza, teknologjia përdoret për monitorimin e frekuentimit të plazheve dhe cilësisë së ajrit e ujit, një model që, sipas saj, mund të zbatohet edhe në Rivierën Shqiptare.

Në Greqi, Vodafone ka mbështetur tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ishullit Chalki, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar sensorët inteligjentë ndihmojnë në identifikimin e rrjedhjeve nëntokësore të ujit. Në Holandë, teknologjia mundëson mbledhjen e mbetjeve sipas nevojës reale dhe jo sipas orareve fikse.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua inteligjencës artificiale dhe ndikimit të saj në efikasitetin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Lakuriqi theksoi se kombinimi i IoT me inteligjencën artificiale po ndryshon mënyrën se si funksionojnë qytetet, duke kaluar nga mbledhja e të dhënave te parashikimi i problemeve dhe reagimi automatik i infrastrukturës.

Ajo përmendi mundësinë e përdorimit të modeleve digjitale të qyteteve, të njohura si “digital twins”, për të testuar paraprakisht ndryshimet në qarkullimin rrugor, përpara se ato të zbatohen në terren.

Në këtë drejtim, Lakuriqi solli edhe shembullin e investimeve dhe inovacioneve që Vodafone po teston në Shqipëri.

Aktualisht, kompania po teston në Tiranë një antenë robotike të mbështetur nga inteligjenca artificiale, e cila mund të ndryshojë fizikisht pozicionin në varësi të kërkesës për mbulim. Kjo teknologji mund të mundësojë orientimin e kapaciteteve të rrjetit drejt zonave tregtare gjatë ditës dhe drejt zonave të banuara gjatë mbrëmjes.

Ajo u ndal edhe te koncepti “zero bit, zero watt”, që synon uljen e konsumit të energjisë së rrjetit në periudhat kur kapaciteti nuk është i nevojshëm.

Sipas saj, e njëjta filozofi mund të zbatohet në administrimin e ndërtesave dhe infrastrukturës urbane, duke shmangur konsumin e panevojshëm të energjisë.

Megjithatë, Lakuriqi paralajmëroi se digjitalizimi nuk nënkupton automatikisht zhvillim të gjelbër, pasi vetë inteligjenca artificiale kërkon energji për të funksionuar.

Një tjetër mesazh lidhej me mundësinë që Shqipëria ta kthejë madhësinë e saj relativisht të vogël në një avantazh konkurrues për zhvillimin teknologjik.

Sipas Lakuriqit, në ekonominë industriale përmasat kanë një rëndësi vendimtare, ndërsa në ekonominë e bazuar te inteligjenca dhe inovacioni, shpejtësia e përshtatjes mund të jetë më e rëndësishme.

Lakuriqi vuri theksin edhe te demokratizimi i aksesit në inteligjencën artificiale.

Ajo solli si shembull mundësinë që një biznes familjar në Përmet të përdorë instrumente analitike që më parë ishin të disponueshme vetëm për korporatat shumëkombëshe, një nxënës në Kukës të përfitojë arsimim të personalizuar dhe një pensionist të aksesojë shërbimet publike duke komunikuar thjesht në gjuhën shqipe.

Në këtë drejtim, përdorimi i inteligjencës artificiale me agjentë autonomë mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e ndërveprimit të qytetarëve me administratën.

Megjithatë, ajo theksoi se ky transformim duhet të shoqërohet me mbrojtjen e të dhënave personale, mbikëqyrjen njerëzore dhe ruajtjen e mundësisë për asistencë nga punonjësit e institucioneve.

Në përfundim, përfaqësuesja e Vodafone Albania theksoi se demokratizimi i inteligjencës artificiale nuk duhet parë vetëm si përgjegjësi sociale, por si një strategji kombëtare për rritjen e konkurrueshmërisë.

Sipas saj, Shqipëria duhet të shmangë krijimin e një hendeku të ri mes atyre që kanë akses në inteligjencën artificiale dhe atyre që mbeten jashtë saj.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit

Jonida Lakuriqi: Smart Cities, kur teknologjia përshtatet me njerëzit

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

November 23, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

November 23, 2026
Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

November 23, 2026
Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

November 23, 2026
Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari, efektiv i RENEA\ Akuzohet nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal (Emri)

Dilemat e Gjykatës së Posaçme: Çfarë është një krim i rëndë në Shqipëri?

November 23, 2026
Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

November 23, 2026
Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë

Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë

November 23, 2026
Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

November 23, 2026
Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In