Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait të tij.
Janë gjetur dy makina të djegura, një në Dërmenas dhe një në rrethrrotullimin e Pojanit, të cilat dyshohen se mund t’u përkasin autorëve të krimit. Policia po mbledh provat e mundshme materiale që mund të kenë mbetur në mjet, me shpresën për të çuar hetuesit në gjurmët e autorëve.
Ndërkohë, e gjithë zona është blinduar, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve,