Vezët do të jetojnë shumë më gjatë me këtë truk të thjeshtë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Shefja e kuzhinës Albana Mançja ndan një truk të thjeshtë dhe praktik për të ruajtur vezët të freskëta për një kohë më të gjatë, duke përdorur vetëm kripë të trashë dhe kavanoza qelqi.
Përbërësit:
Vezë shumë të freskëta
Kripë e trashë, aq sa të mbulohen plotësisht vezët
Kavanoza qelqi të pastër dhe të thatë
Kapakë që mbyllen mirë
Përgatitja
Zgjedhim vezë shumë të freskëta, me lëvozhgë të paplasur.
Marrim kavanoza qelqi të pastër dhe plotësisht të thatë.
Vendosim një shtresë kripe të trashë në fund të kavanozit.
Rreshtojmë vezët me kujdes, pa i përplasur me njëra-tjetrën.
Mbushim hapësirat ndërmjet vezëve me kripë të trashë.
Vazhdojmë me shtresa vezësh dhe kripe derisa kavanozi të mbushet.
Në fund, i mbulojmë plotësisht vezët me kripë.
Mbyllim fort kapakët e kavanozeve




