Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmën e tyre në kampionatet europiane, menjëherë pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren. Kjo fundjavë ka rezultuar mjaft pozitive për disa prej legjionarëve kuqezi, të cilët kanë qenë protagonistë me gola dhe asiste, duke ndihmuar skuadrat e tyre të marrin rezultate të rëndësishme.
Një nga emrat që spikati ishte Sabah Kerjota, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në Skoci. Në fitoren e thellë 8-0 të Hearts në transfertën ndaj Dundee, futbollisti shqiptar realizoi dy gola dhe dhuroi një asist. Kerjota zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa golin e dytë personal e shënoi në minutën e 81-të, duke qenë protagonist në tri prej tetë realizimeve të skuadrës së tij.
Në Turqi, Taulant Seferi vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer me fanellën e Kayserispor. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 ndaj Sarıyer, duke e çuar në 11 numrin e golave të realizuar këtë sezon, ndërsa në llogarinë e tij ka edhe dy asiste.
Kontribut të rëndësishëm dha edhe Qazim Laçi. Mesfushori i Kombëtares ishte protagonist në suksesin 2-0 të Rizespor ndaj Amedspor, duke dhënë asistin për golin e Ali Soëe, pas një aksioni dhe depërtimi të bukur në zonën kundërshtare.
Paraqitje pozitive pati edhe Juljan Shehu në kampionatin polak. Mesfushori realizoi golin e tij të parë sezonal me Ëidzeë Łódź në përballjen kundër Rakóë. Në minutën e 52-të, Shehu provoi me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën në 1-1.
Ndërkohë, në Itali vazhdon të shkëlqejë Cristian Shpendi. Sulmuesi i Çezenës realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në transfertën ndaj Veronës, duke regjistruar golin e nëntë në kampionat. Me këtë shifër, ai mban kreun e renditjes së golashënuesve në Serie B.
Në Slloveni, Indrit Tuci u shndërrua në vendimtar për Olimpija Ljubljanën. Sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia në minutën e 44-t, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren minimale 1-0 ndaj Radomljes. Ky ishte goli i gjashtë i Tucit në kampionat për këtë sezon.
Një tjetër lajm pozitiv vjen nga Polonia, ku Kevin Dodaj ishte autori i golit vendimtar në triumfin 2-1 të Lechia Gdańsk ndaj Odra Opole. Sulmuesi i Kombëtares U-21 realizoi në mënyrë spektakolare në minutat e fundit të takimit, duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.
Përveç protagonistëve me gola dhe asiste, një numër i konsiderueshëm futbollistësh të Kombëtares shqiptare u aktivizuan nga minuta e parë me klubet e tyre. Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Feta Fetai, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku ishin pjesë e formacioneve titullare.
