Inter ‘i falet’ Pio Esposito, sulmuesi zikaltër hyn në librin e historisë së zikaltërve Për një pilot që ka fituar 10 tituj botërorë në MotoGP, tetë prej tyre në klasin mbretëror MotoGP, kalimi i provimit për patentën e kategorisë A duhet të ishte thjesht një formalitet.
Por Marc Márquez ka zbuluar se jo gjithçka shkoi sipas planit. Madje, edhe një kampion i kalibrit të spanjollit mund të mos i përmbushë pritshmëritë e instruktorit të provimit. Këtë e konfirmoi vetë ylli i motoçiklizmit nga Cervera në vitin 2019, në prag të Çmimit të Madh të Gjermanisë. Një detaj që të befason, duke pasur parasysh palmaresin e jashtëzakonshëm të pilotit të Ducatit, i cili së fundmi ka fituar titullin e dhjetë botëror në karrierën e tij të shkëlqyer
PRAPASKENA-Në atë kohë, Márquez garonte me Honda-n dhe ishte në rrugën drejt fitimit të titullit të tetë botëror, të katërtin radhazi. Marc tregonte se si e kishte marrë patentën e kategorisë A, e cila lejon drejtimin e çdo lloj motoçiklete, pa kufizime për cilindratën. ‘Provimin teorik e dhashë në dimër, sepse kisha kohë, pavarësisht se e kisha krahun në mbajtëse-tregonte Marquez. Spanjolli, në fakt, sapo kishte kaluar një operacion në shpatullën e majtë. Piloti i Honda shtoi: ‘Pas Mugello dhashë provimin praktik. Për gati 40 minuta drejtova motoçikletën në rrugë interurbane dhe në qytet’. Márquez zbuloi më pas edhe një prapaskenë: ‘Në provimin praktik duhej ta përshkoja pistën për 23 sekonda. Nuk mund të them se sa kohë më mori. Por më thanë: ‘Prisnim më shumë nga ti’’. Edhe pilotëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave u ndodh të mos i përmbushin pritshmëritë…
NDRYSHIMI-Një muaj më vonë, Márquez foli për raportin e tij me rrugët në një intervistë për gazetën spanjolle Marca: ‘Drejtimi i motoçikletës në qytet është ndryshe. Kur duhet të shkoj në Barcelonë apo të udhëtoj brenda qytetit, e bëj këtë me një qëllim të qartë. Nëse dal me miqtë, organizojmë një xhiro të veçantë. Nuk më shqetëson të ngas motoçikletën në rrugë. U them miqve të mi se, nëse dëshirojnë, paguaj unë dhe shkojmë në pistë. Por këmbëngul që në pistë shkojmë për të garuar, asgjë tjetër”-ishin fjalët e katalanasit-Në pistë ndihem më i sigurt, sepse është diçka që e bëj që kur kam qenë i vogël. Për më tepër, niveli i sigurisë tani është vërtet shumë i lartë. Rreziku ekziston gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë”.
DYSHIMET-Edhe familja Márquez ishte e bindur se marrja e patentës së motoçikletës do të ishte diçka e thjeshtë. Marc shpjegoi se nëna e tij, Roser, kishte dyshime për shkak të temperamentit të tij: ‘Në vitin 2014, nëna ime më tha: ‘Ti nuk mund ta marrësh patentën e motoçikletës’. Kjo sepse isha tepër i pamatur. Me kalimin e kohës kam ndryshuar. E kam rimenduar këtë çështje. Jam i vetëdijshëm për rreziqet. Më habit fakti se sa i duruar kam arritur të bëhem. Tani jam i qetë, diçka që pesë vite më parë ishte e pamundur. Mendja ime ishte gjithmonë e përqendruar te konkurrimi. Tani jam një njeri më i qetë-ishte rrëfimi i Marc Marquez. Po për lëvizjet e përditshme, më mirë dy apo katër rrota? Márquez e ka të qartë: ‘Për të lëvizur në qytet preferoj motoçikletën. Jashtë qytetit, përkundrazi, zgjedhja ime e preferuar është makina’-tha ai.
Top Channel