Sardele furre në tavë balte për 5 minuta nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Çdo ditë, në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, nën moderimin e Alma Çelajt, shefja e kuzhinës Albana Mancia sjell receta të shijshme, ide kreative dhe sugjerime për gatime që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi. Ndiqni recetat e saj dhe zbuloni çdo ditë shije të reja, hap pas hapi!
Përbërësit:
12 sardele të mëdha ose më të vogla
2 tufa qepë të njoma
2 tufa erëza të freskëta të stinës
1 filxhan çaji vaj ulliri
Pak rigon
Pak trumzë
1 gjethe dafine
Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë sardelet duke u hequr luspat, kokën dhe të brendshmet. I lajmë mirë me ujë të ftohtë, i kriposim dhe i vendosim në kullesë që të kullojnë.
Lyejmë një tavë balte me një pjesë të vajit të ullirit. Vendosim sardelet pranë njëra-tjetrës, duke krijuar një shtresë të rregullt.
Pastrojmë dhe grijmë imët qepët e njoma dhe erëzat e freskëta. I shpërndajmë mbi sardele dhe shtojmë rigonin, trumzën dhe gjethen e dafinës.
Në fund i spërkasim me vajin e mbetur të ullirit.
Vendosim tavën në furrë të nxehur paraprakisht dhe i pjekim derisa sardelet të jenë gatuar plotësisht dhe të marrin një ngjyrë të bukur.
I lëmë të ftohen pak dhe i shërbejmë me sallatë me qepë të njoma, ullinj të zinj dhe pak uthull.
Truku i Albanës
Për një variant më aromatik, mund të shtojmë pak lëkurë limoni të grirë dhe disa pika lëng limoni përpara shërbimit.




