Pas katër ditësh në Kosovë, Jakup Krasniqi kthehet në Hagë! Mesazhi i djalit të tij për qytetarët

23 Nëntor 2026 | 11:03

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit tek familja e tij, ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaroi djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.

Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se edhe babai i tij është mirë me shëndet.

“Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë. Ka qenë shkaku i gjendjes së nënës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur, gjithë qytetarët. Edhe babai ishte mirë me shëndet”, tha Krasniqi.

Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020, pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij, dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor, por një mundësi për ta dëshmuar veten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat, duke theksuar se vendi meriton të trajtohet në...
10:58 | 23/11/2026

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Gjermania konfirmon se...
10:39 | 23/11/2026

Kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Mësohet se të...
09:23 | 23/11/2026