Paraqitja e spikatur kundër Lausanne-Sport i ka siguruar Lutfi Dalipit një vend në përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë të javës në Zvicër.
Futbollisti nga Presheva, i cili së fundmi vendosi të përfaqësojë Kosovën, u dallua në barazimin 2-2, ku shënoi edhe një gol.
Të lidhura
None found
Sofascore i dha Dalipit vlerësimin 8.9, rezultat që e vendosi në formacionin më të mirë të javës.
Në këtë sezon të elitës së futbollit zviceran, Dalipi ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë nëntë asistime.
Gjithçka tregon se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Superligën e Zvicrës. Në Gjermani ka interes të madh për të, ndërsa RB Leipzig, Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt kanë nisur përgatitjet për ta transferuar gjatë verës.
Prej muajit mars, kur nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”, Dalipi do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.







