• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar

by Sport Sport
November 23, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Shëndet, Sociale
Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Produktet ushqimore të përftuara nga insektet mund të përfshihen në kategorinë e ushqimeve të reja që do t’i nënshtrohen procedurave të autorizimit në Shqipëri, sipas projektligjit të ri “Për ushqimin”.

Edhe pse dokumenti nuk i përmend shprehimisht insektet, ai përfshin ushqimet e prodhuara nga kafshë ose pjesë të tyre dhe parashikon njohjen e autorizimeve të dhëna nga Bashkimi Evropian, ku disa produkte ushqimore me bazë insektesh lejohen tashmë të tregtohen.

Kjo krijon një mundësi ligjore për vendosjen në tregun shqiptar të një kategorie produktesh që po përdoren në industrinë evropiane të ushqimit, veçanërisht si burim alternativ proteinash.

Projektligji është në konsultim publik dhe dispozitat për ushqimet e reja pritet të fillojnë efektet më 1 gusht 2028, nëse miratohet.

Çfarë parashikon projektligji?

Neni 31 përfshin në kategorinë e ushqimeve të reja, sipas kushteve përkatëse, ushqimet e përbëra, të izoluara ose të prodhuara nga kafshë ose pjesë të tyre.

Ky përkufizim është i ngjashëm me kuadrin evropian të ushqimeve të reja, ku trajtohen edhe produktet e përftuara nga insektet.

Ndërkohë, neni 32 përcakton se ushqimet e reja duhet t’i nënshtrohen autorizimit paraprak përpara vendosjes në treg.

Për produktet që janë autorizuar në Bashkimin Evropian dhe figurojnë në listat përkatëse, komisioni shqiptar do të verifikojë autorizimin dhe kushtet e tij përmes një procedure të thjeshtuar.

Në këto raste nuk do të kërkohet një autorizim i dytë kombëtar.

Për produktet që synohet të prodhohen në Shqipëri dhe nuk mbulohen nga një autorizim i vlefshëm evropian, projektligji parashikon autorizim kombëtar mbi bazën e vlerësimit të sigurisë.

Megjithatë, përfshirja konkrete e kategorive të ndryshme të ushqimeve me bazë insektesh dhe kushtet e tregtimit do të duhet të përcaktohen në përputhje me autorizimet përkatëse dhe rregullat zbatuese.

Cilat ushqime me bazë insektesh ka autorizuar BE-ja?

Bashkimi Evropian ka miratuar gjatë viteve të fundit vendosjen në treg të disa produkteve ushqimore të përftuara nga insektet, duke përfshirë larvat e brumbullit të miellit (Tenebrio molitor), karkalecin shtegtar dhe kriketin e shtëpisë, sipas kushteve të autorizimeve përkatëse.

Një nga autorizimet më të fundit të kësaj kategorie u dha në janar 2025 për pluhurin e përftuar nga larvat e Tenebrio molitor, të trajtuara me rrezatim ultravjollcë.

Sipas Komisionit Evropian, ky përbërës mund të përdoret në kategori të caktuara produktesh ushqimore dhe brenda kufijve të përcaktuar në autorizim.

Kjo nuk do të thotë se insektet mund të shtohen pa kufizim në çdo produkt. Autorizimet evropiane përcaktojnë format e përdorimit, kategoritë ushqimore, sasitë e lejuara dhe kushtet e etiketimit.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe alergjive, pasi disa proteina të insekteve mund të shkaktojnë reaksione te konsumatorët e ndjeshëm.

Çfarë do të thotë kjo për konsumatorët shqiptarë?

Nëse procedurat e propozuara miratohen, produktet me bazë insektesh që kanë autorizim evropian mund të përfitojnë nga mekanizmi i njohjes dhe verifikimit të autorizimit për vendosjen në tregun shqiptar.

Për konsumatorët, rëndësi do të ketë informacioni i etiketës, veçanërisht identifikimi i përbërësit të përdorur dhe paralajmërimet për alergjenët, sipas kërkesave përkatëse.

Projektligji shqiptar parashikon që informacioni i detyrueshëm ushqimor të paraqitet në gjuhën shqipe dhe të jetë i dukshëm e i lexueshëm.

Megjithatë, mbetet për t’u sqaruar në aktet zbatuese mënyra e trajtimit të kategorive të veçanta të produkteve të reja, përfshirë ato të përftuara nga insektet.

Për vendosjen në treg të produkteve të kategorive që kërkojnë autorizim në kundërshtim me dispozitat përkatëse, projektligji parashikon gjoba nga 200 mijë deri në 300 mijë lekë.

Ndryshimet synojnë përafrimin e tregut shqiptar me kuadrin evropian për ushqimet e reja, por nuk përbëjnë një leje të përgjithshme për tregtimin e çdo lloj produkti me bazë insektesh./ekofin.al

Previous Post

Ndahet nga jeta Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm vuante nga një sëmundje e rëndë

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar

Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në tregun shqiptar

November 23, 2026
Ndahet nga jeta Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm vuante nga një sëmundje e rëndë

November 23, 2026
U ekzekutua me armë zjarri në Fier/ Ky është viktima Selami Hasani, autori i vrasjes disa vite më parë të nipit të ‘Ben Qimes’

U ekzekutua me armë zjarri në Fier/ Ky është viktima Selami Hasani, autori i vrasjes disa vite më parë të nipit të ‘Ben Qimes’

November 23, 2026
Gjendet i vrarë një person, detajet e para (EMRI)

Gjendet i vrarë një person, detajet e para (EMRI)

November 23, 2026
EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori

EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori

November 23, 2026
Goditet anija Ruse në Libi, raportohet se droni u nis nga Shqipëria. Ministria e Jashtme: Nuk u përdor territori shqiptar

Goditet anija Ruse në Libi, raportohet se droni u nis nga Shqipëria. Ministria e Jashtme: Nuk u përdor territori shqiptar

November 23, 2026
Arrestohet shqiptari në Bolzano, policia sekuestron drogë dhe 13 mijë euro

Arrestohet shqiptari në Bolzano, policia sekuestron drogë dhe 13 mijë euro

November 23, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

November 23, 2026
Sot reshje shiu intensive, ja zonat më problematike

Sot reshje shiu intensive, ja zonat më problematike

November 23, 2026
Dashuria, paraja dhe puna: Horoskopi për ditën e sotme, 23 nëntor 2026

Dashuria, paraja dhe puna: Horoskopi për ditën e sotme, 23 nëntor 2026

November 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL