Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë? Ministria e Jashtme zbulon detajet

    Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

    Vritet Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg, dyshohet se autorët iu futën në banesë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë? Ministria e Jashtme zbulon detajet
    Aktualitet

    Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë? Ministria e Jashtme zbulon detajet

    November 23, 2026
    Screenshot

    Ministria e Jashtme ka zbardhur të tjera informacione në lidhje me informacionin e rremë se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë.

    Sipas MEPJ, platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.

    “Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.

    Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.

    Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.

    Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.

    Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova”, thuhet në reagimin e Minsitrisë.

    Informacionin Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë? Ministria e Jashtme zbulon detajet

    November 23, 2026

    Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

    November 23, 2026

    Vritet Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg, dyshohet se autorët iu futën në banesë

    November 23, 2026

    Elisa në botën e byrekut dhe dhallës

    November 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.