Këto janë pamjet nga qarku i Kukësit, ku reshjet e shiut dhe era e fortë kanë sjellë rënie gurësh, inertesh dhe vërshime ujërash në rrugët nacionale dhe bashkiake. Subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe të gjitha akset nacionale raportohen të qarkullueshme, përfshirë edhe aksin Bajram Curri–Valbonë ku vijon ndërhyrja për heqjen e inerteve.