Një viktimë dhe një I plagosur ka qenë ky bilanci I një atentati me armë zjarri të mirëorganizuar në Fier, ku u qëllua për vdekje Selami Hasani dhe u plagos rëndë vëllai I tij Jakup Hasani. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40 të mëngjesit të kësaj të hëne në lagjen 1 Maji. Viktima Selami Hasani I njohur dhe si ‘Sel Çami’ ndodhej në oborrin e banesës bashkë me të vëllanë kur u qëllua me breshëri plumbash.