Maresca: Duhet të forcojmë mbrojtjen, pësojmë gola në minutat e para dhe ky është një problem

23 Nëntor 2026
11:10
Telesport
back button

Trajneri Enzo Maresca pranon se Manchester City duhet të forcojë mbrojtjen e tij, pasi seria e tyre pa fitore vazhdoi me një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj Fulham në Premier League.

Goli i Elliot Anderson shmangu humbjen e katërt radhazi në kampionat, ndërkohë që skuadra do të luajë të martën në Champions League kundër Napoli. Edhe pse “citizens” u ndjenë të dëmtuar nga anulimi i një goli të Erling Haalandit, nuk mund të fshihej fakti se kjo ishte një tjetër paraqitje zhgënjyese.

“Sigurisht që po pësojmë shumë gola. Duhet ta shmangim këtë. Ndonjëherë duhet t’i fitosh ndeshjet 1-0, duhet ta mbash portën të paprekur, por fatkeqësisht, për momentin, nuk po ia dalim ta bëjmë këtë. Kjo është gjëja kryesore”, tha Maresca.

“Besoj se pothuajse 80% të golave i pësojmë në 20 minutat e para. Pra, ka qartazi diçka që duhet ta përmirësojmë. Megjithatë, shoh shumë aspekte pozitive. Kjo është një punë që e kemi nisur katër muaj më parë, jo katër vite më parë“, tha italiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit