Ambasada Amerikane publikon foton e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Shqipëri: Një kapitull i ri miqësie

23 Nëntor 2026 | 11:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar këtë të hënë një fotografi në rrjetin social X, ku shfaqen vullnetarët e Korpusit të Paqes në Shqipëri gjatë viteve 1994-1996, duke sjellë në vëmendje kontributin e tyre shumëvjeçar në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Përmes një teksti shoqërues, Ambasada amerikane rikujton fillimet e këtij misioni në vitin 1992, duke theksuar se prej asaj kohe mbi 1.000 vullnetarë amerikanë dhe qindra familje shqiptare kanë ndarë përditshmërinë dhe kanë ndërtuar ura miqësie.

 “A e dinit se? Në vitin 1992, Korpusi i Paqes mbërriti në Shqipëri dhe një kapitull i ri miqësie filloi. Që atëherë, më shumë se 1.000 vullnetarë dhe qindra familje shqiptare kanë ndarë përditshmërinë me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar miqësi. Me kalimin e viteve, vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë ndihmuar të frymëzojnë brezat e ardhshëm të drejtuesve, profesionistëve dhe njerëzve që sjellin ndryshim anembanë Shqipërisë. Me punën e tyre, ata kanë forcuar lidhjet që i afrojnë vendet tona dhe kanë ndihmuar që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të bëhen më të forta, më të begata dhe më të sigurta. Sot, 67 vullnetarë e vazhdojnë këtë punë dhe e mbajnë gjallë frymën e këtij partneriteti”, ka shkruar Ambasada.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj

Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar këtë të hënë në rrjetin social Facebook pas përjashtimit të tij nga forumet politike të Partisë...
11:35 | 23/11/2026

Operacioni në Gramsh, AMP jep detaje: 2 të arrestuar dhe një në kërkim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP këtë të hënë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar të dielën në Gramsh. Në...
11:16 | 23/11/2026

Shpërthimi me tritol në banesën e një 47-vjeçareje në Tiranë, në kërkim një 60-vjeçar, procedohen 3 të tjerë

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe identifikuar këtë të hënë autorin e vendosjes së tritolit jashtë banesës së një 47-vjeçareje me iniciale A. M, në...
11:08 | 23/11/2026