Bruno Fernandes ka dalë hapur dhe ka përditësuar situatën në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Manchester United. “Negociatat në lidhje me kontratën time janë në ngërç. Nuk po negociojmë tani“, tha mesfushori portugez.
Kontrata e Bruno Fernandes skadon më 30 qershor 2027, me klubin që ka një mundësi për ta zgjatur atë për një sezon tjetër. Megjithatë, në këtë drejtim, Bruno Fernandes sqaron: “Klubi më ofroi një rinovim, por vendosa të prisja dhe të lija gjithçka pezull, për t’u përqendruar në fushë.”
“Nëse do të doja të largohesha, mund ta kisha bërë verën e kaluar, dy vjet më parë, tre vjet më parë… Ka patur gjithnjë oferta të rëndësishme dhe mund të isha larguar dhe të kisha fituar shumë më tepër. Gjithmonë kam zgjedhur të qëndroj“, tha Fernandes.
Mesfushori i bën të ditur klubit të tij se nuk dëshiron të shkaktojë probleme me këtë lloj zgjedhjeje: “Nëse United nuk më do më, do të largohem menjëherë pa pritur që të skadojë kontrata ime. Nuk do të shkaktoj kurrë probleme.“







