Policia jep informacion zyrtar lidhur me atentatin ndaj Selami Hasanit dhe plagosjen e nipit të tij.
Viktima është njohur dhe si "Sel Çami' ndërsa Jakup Hasani, nipi i tij i cili mbeti i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Në një deklaratë të mëvonshme, pas njoftimit të policisë, nënëndrejtori i policisë së Fierit, Alket Ahmeti, saktësoi se personi i plagosur nuk është i vëllai i viktimës por nipi i tij.
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© SYRI.net
Atentati në Fier/ Sel Çami po ngrinte murin rrethues të oborrit kur u ekzekutua, Nëndrejtori i policisë: I plagosur mbeti nipi i viktimës
‘Tani janë shqiptarët që ia presin duart mafies/ Media siciliane: Ata kontrollojnë trafikun e kokainës
Tiranë/ Tritoli ndaj banesës së një 47-vjeçareje, shpallet në kërkim 60-vjeçari