Clash Report, një faqe që raporton kryesisht për luftërat dhe konfliktet e armatosura, përhapi lajmin se dronët që fundosën një anije ruse në Libi, ishin nisur nga Shqipëria. Të njëjtin informacion përcolli më tej dhe llogaria Visioner në platformën X. Por një pohim i presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky i rrëzoi automatikisht të tilla pretendime.