Droni që goditi anijen ushtarake ruse në brigjet e Libisë, pranë portit të Bengazit u lëshua nga Shqipëria. Ky ka qenë pretendimi që bëri platforma mediatike me bazë në Turqi, Clash Reports, që merret me raportimet e konflikteve, ushtarake, luftërave dhe çështjeve të mbrojtjes dhe gjeopolitikës. I njëjti pretendim u bë dhe nga disa media ruse, si dhe në disa faqe në profilin X, mes të cilave Visioner, ndonëse nuk paraqitën asnjë provë apo burim që të provojnë vërtetësinë.