Avionë luftarakë dhe helikopterë të NATO-s janë ngritur me urgjencë në fluturim në kufirin e Rumanisë pas zbulimit të një "objektivi ajror". Ngritja e tyre vjen vetëm disa ditë pasi raketat e Vladimir Putin goditën Poloninë në një "provokim të qëllimshëm" të Perëndimit. Të dielën, dy avionë luftarakë F-18 dhe dy helikopterë NH-90 u ngritën nga Baza Ajrore Mihail Kogalniceanu 57 e Rumanisë. Operacioni erdhi pasi radarët zbuluan "një objektiv ajror" jo shumë larg kufirit të saj të përbashkët me Ukrainën. Vendasit në Qarkun Tulcea u njoftuan të qëndronin në vende të sigurta. Por autoritetet më vonë konfirmuan se nuk kishte ndodhur asnjë shkelje e hapësirës ajrore. Një valë inkursionesh me dronë dhe raketa ruse është afruar tmerrësisht shumë me nxitjen e një lufte të përgjithshme gjatë muajve të fundit. Më herët këtë muaj, avionë luftarakë të NATO-s u ngritën në ajër pas kërcënimeve për dronë të paidentifikuar në hapësirën ajrore të Letonisë dhe Lituanisë nga Rusia. Banorët në disa zona të të dy vendeve u paralajmëruan të strehoheshin në bunkerë. Javën e kaluar, raketa e drënë rusë ranë në Poloni vetëm 35 km larg vendit ku trupat e NATO-s po stërviteshin për misione në Ukrainë. Dy raketa kruiz dhe një dron reaktiv u rrëzuan në territorin e NATO-s vetëm disa orë pasi Donald Trump e quajti shefin e Kremlinit mikun e tij.