Ishte duke punuar në oborr, si u ekzekutua Selami Hasani në Fier, plumbat kapën edhe nipin
23/11/2026 12:08
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”. Ai është qëlluar me armë zjarri teksa po punonte në oborrin e banesës së tij, në murin rrethues të shtëpisë.
Zv.drejtori i Policisë së Fierit, Alket Ahmetaj, bëri me dije se nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk ishte vëllai i viktimës, siç u raportua fillimisht, por djali i vëllait të tij.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Viktima ka qenë duke punuar në murin rrethues të banesës”, deklaroi Ahmetaj.
Top Channel