Një 39-vjeçar shtetas shqiptar është kthyer nga Gjermania në Shqipëri, pasi kishte tejkaluar me rreth 150 ditë afatin e lejuar të qëndrimit në zonën Schengen.

Sipas njoftimit të Policisë Federale Gjermane, rasti u zbulua më 19 nëntor në stacionin kryesor të trenit në Rostock, ku zyrtarët policorë ndaluan për kontroll 39-vjeçarin.


Gjatë kontrollit, ai paraqiti pasaportën, por nuk dispononte leje qëndrimi, shkruan News.de

Pas verifikimit të identitetit dhe statusit të tij, policia konstatoi se autoritetet hungareze kishin regjistruar hyrjen e tij në sistemin evropian të hyrje-daljeve (EES) në mars të vitit 2026.

Meqenëse kishte tejkaluar me rreth 150 ditë afatin e qëndrimit të lejuar, ndaj tij ishte marrë vendim për largim nga territori gjerman, transmeton Telegrafi.

Me kërkesë të Zyrës së Migracionit në Rostock, Policia Federale organizoi kthimin e tij në Shqipëri, i cili u realizua të premten, më 20 nëntor, përmes transportit ajror.

Ndaj 39-vjeçarit është iniciuar gjithashtu procedurë penale nën dyshimin për qëndrim të paligjshëm në Gjermani./Telegrafi/