Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekzekutohet në Fier Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar për vrasjen e nipit të Ben Qimes, plagoset nipi i tij

23/11/2026
Ekzekutohet në Fier Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar për vrasjen e nipit të Ben Qimes, plagoset nipi i tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Selami Hasani, i njohur në Fier si “Sel Çami”, është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “1 Maji” të Fierit. Ai u qëllua teksa po punonte në murin rrethues të banesës së tij, ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij, Jakupi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Fillimisht, Policia njoftoi se viktima ishte qëlluar në oborrin e banesës dhe se i plagosuri ishte vëllai i tij. Por, nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj, sqaroi më pas se personi i plagosur është nipi i viktimës.

Hasani kishte një të kaluar të lidhur me një prej ngjarjeve të rënda kriminale në Fier dhe rezultonte i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, pas një përplasjeje me armë në vitin 2002, ku humbi jetën edhe Julian Isufaj, nipi i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”.

Përplasja e armatosur ndodhi më 25 mars 2002, pranë “Sheshit të Valutës”, në qendër të Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa mbetën të plagosur Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit. Në përplasje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Si shkak i saj dyshohej një hasmëri e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

Pas ngjarjes së vitit 2002, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Më 12 gusht 2009, ai u arrestua në Fier nga forcat RENEA, gjatë operacionit të koduar “Parukieri”. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta. Prej disa vitesh ai ishte liruar nga burgu.

Sponsorizuar

Nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj, tha se njoftimi për të shtënat mbërriti në sallën operative rreth orës 09:50. Forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme shkuan në vendngjarje, ku konstatuan se një person kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur.

“Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit”, deklaroi Ahmetaj.

Pas atentatit, në rrethrrotullimin e Pojanit, në drejtim të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe po kryen kontrolle, ndërsa një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes, për shkak të konfliktit të vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Xhensila Myrtezaj me dosje të rëndë në Gjykatën e Tiranës, çeshtja është penale

Xhensila Myrtezaj me dosje të rëndë në Gjykatën e Tiranës, çeshtja është penale

22/11/2026
Rama në stres nga protestat edhe në Manastir: Duartrokitjet më janë bërë të rralla

Rama në stres nga protestat edhe në Manastir: Duartrokitjet më janë bërë të rralla

22/11/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

400 gramë kokainë në dy banesa në Gramsh, nën hetim edhe efektivë policie

22/11/2026
Veliaj sulmon Berishën për kontrollin pasuror që po i bën SPAK, nuk i shpjegon Tiranës pse po hetohet

Refuzimi i Veliaj si akuzë për tentativë vrasje: Nuk i besoj jetën atij që më internoi në Fier. Flet edhe drejtori i spitalit

22/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutohet në Fier Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar për vrasjen e nipit të Ben Qimes, plagoset nipi i tij

Ekzekutohet në Fier Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar për vrasjen e nipit të Ben Qimes, plagoset nipi i tij

23/11/2026
Xhensila Myrtezaj me dosje të rëndë në Gjykatën e Tiranës, çeshtja është penale

Xhensila Myrtezaj me dosje të rëndë në Gjykatën e Tiranës, çeshtja është penale

22/11/2026
Rama në stres nga protestat edhe në Manastir: Duartrokitjet më janë bërë të rralla

Rama në stres nga protestat edhe në Manastir: Duartrokitjet më janë bërë të rralla

22/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.196 artikuj gjithsej