Show-Bizz

Miley Cyrus martohet në një ceremoni intime, këngëtarja i jep fund beqarisë!

12:14 - 23.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus është martuar me muzikantin Maxx Morando, në një ceremoni private të zhvilluar gjatë fundjavës në Palm Springs të Kalifornisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, ku publikoi fotografi nga dita e veçantë. Miley u shfaq me një fustan elegant mëndafshi të bardhë, ndërsa çifti shkëmbeu betimet martesore në praninë e familjarëve dhe miqve të afërt. Sipas raportimeve të “Entertainment Tonight”, në ceremoninë e veçantë morën pjesë nëna e këngëtares, Tish Cyrus, motra e saj Noah Cyrus, si dhe babai Billy Ray Cyrus, me të cilin Miley ka pasur për vite me radhë një marrëdhënie të distancuar.

Fotografitë dhe videot nga ceremonia tregojnë se dasma u zhvillua pranë një pishine, nën një hark të zbukuruar me lule të bardha.

Miley zgjodhi një fustan nusërie elegant dhe minimalist, me shpinën e zbuluar, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz. Nga ana tjetër, Maxx Morando kishte veshur një kostum të zi.

Një nga momentet më emocionuese të ceremonisë ishte pikërisht leximi i betimeve nga muzikanti. Teksa Maxx i drejtonte fjalët e tij partneres, Miley nuk arriti t’i mbante emocionet dhe u pa duke fshirë lotët nga fytyra.

Dyshja janë së bashku që prej vitit 2021, ndërsa fejesa e tyre u bë e ditur pas propozimit gjatë një udhëtimi në Japoni. / People

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.