Kronikë

Ekzekutohet në oborrin e banesës në Fier Selami Hasani, i njohur me nofkën “Sel Çami”

09:09 - 23.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Selami Hasani i njohur me nofkën “Sel Çami” është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne në oborrin e banesës së tij në lagjen “1 maji”, të Fierit. Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe nipi i tij.

Policia ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës.

Sipas njoftimit zyrtar, në rrethana ende të paqarta, persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Hasanit. Si pasojë, Selami Hasani ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij, J. H., ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre.

Ndërkohë, në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet në flakë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit për t’u larguar pas krimit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur nipi i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.